Kandidati shqiptar i Frontit Europian, Bujar Osmani vazhdon të jetë në target të qarqeve nacionaliste në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas sulmeve nga Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE-së, Maksim Dimitrievski i partisë “ZNAM”, njëherazi edhe kandidat për president të shtetit, ka deklaruar se kryediplomatin shqiptar të Maqedonisë së Veriut nuk e ndjen si ministër të vendit.

“Do të formoj ekip serioz në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, natyrisht edhe me ministrin e ardhshëm të Punëve të Jashtme që besoj se do t’i mbrojë interesat nacionale të Maqedonisë, dhe jo si në këtë rast z. Osmani, të cilin më shumë e ndjej si ministër i Jashtëm i Kosovës sesa i Maqedonisë. Dhe nga këtu do të veprojmë dhe do të realizojmë gjithçka që jepet si ide”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume