Me datë 22.04.2024 në ora 02:50 në një kazino në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, pjestarë të policisë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin E.Sh. (36) nga Gostivari, pasi që ka tentuar të sulmojë me nj mjet të mprehtë  personat N.N. (57) dhe L.A. të dy nga Gostivari, të punësuar si sigurim në kazino. Duke vepruar kështu, atij i është marrë një mjet i mprehtë. Rasti është duke u zbardhur dhe më pas do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume