Në Pejë janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit raportohet se fillimisht kanë thyer xhamin e lokalit të viktimës, e më pas kanë tentuar të vënë zjarrin duke hedhur shishe molotovi.

Të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor, ku kishin shfaqur sjellje arrogante ndaj ekipit të mjekëve, e më pas kanë kanosur me jetë zyrtarin policor.

Pas hetimeve, janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume