Rrethi i parë i zgjedhjeve kaloi në përgjithësi në atmosferë të qetë dhe demokratike. Shpresojmë se ashtu do të jetë edhe gjatë fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare dhe se i gjithë procesi do të përfundojë me porosi pozitive, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir.

“Misioni i OSBE/ODIHR tashmë e dha raportin preliminar nga Rrethi i parë i zgjedhjeve. Zgjedhjet u zhvilluan në përgjithësi në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe me të vërtetë shpresojmë se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ata gjithashtu edhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare të ndërtojnë këtë timon i cili do të mundësojë që i gjithë procesi të përfundojë me porosi pozitive dhe me ndjesi pozitive”, deklaroi euroambasadori Dejvid Gir, i cili sot mori pjesë në shënimin e Javës Evropiane të Imunizimit në Parkun e Qytetit. 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume