Të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë, një burrë nga Kosova dyshohet se e ka vrarë një person brenda një lokali.

52-vjeçari u arrestua nga autoritetet gjermane.

Mediat gjermane raportojnë se viktima është “Aleks M”, shtetas gjerman me origjinë nga Serbia.

Ky i fundit thuhet se ka qenë reper, i cili më parë kishte publikuar këngë edhe me reperët e tjerë të njohur nga Gjermania, Kollegah dhe Sun Diego.

Raportohet se mes të dyshuarit dhe viktimës kishte patur një mosmarrëveshje.

Ata kishin debatuar edhe jashtë lokalit, ku 52-vjeçari nga Kosova kishte qëlluar disa herë në drejtim të serbit (pronar i restorantit) dhe më pas ishte kthyer brenda.

Akoma nuk dihet saktësisht se cila ishte arsyeja e këtij konflikti.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume