I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, Sadulla Duraku, si bartës liste në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian, deklaroi se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski po del qesharak kur po thotë së nga BDI po e lusin atë për koalicion qeveritar.

Ai tha Maqedonia e Veriut sa është e Mickoskit është e shqiptarëve, ndaj Ali Ahmeti nuk e lut askend, sepse vendosi rol të ri për të gjithë shqiptarët në Maqedoni me luftën e vitit 2001.

“Më vjen për të qeshur kur dëgjoj Mickoskin që thotë se BDI-ja po e lut atë. Mickoski një gjë duhet ta dijë se ne në jetë të jetëve nuk lusim, as nuk kërkojmë lëmoshë, as nuk ja kemi puthadorë. Ky shtet është edhe i joni, dhe nuk e lëshojmë asnjëher këtë vend. Dhe atë retorikë që e bën ky zotëria tregon papjekuri politike, dhe kjo pajekuri politike na çon në një katrahure në shtet. Ky nuk është i vetëdijshëm se Maqedonia është në NATO, nuk është i vetëdijshë se shqiptarët nuk janë të ishJugosllavisë, por të 2001-shit. Ndryshimi në këtë shtet është bërë më vitin 2001 me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Kjo deklartë e tij është për të ardhur keq, sepse unë sa e njoh liderin tonë të Frontit Europian nuk lut, unë jam i dyti pas tij që nuk lus. Synimi jonë është që ta integrojmë vendin në BE”, deklaroi Duraku.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume