Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, tha se ndërtimi i korridorit 8 është projekti më i madhi që ju ka ndodhur shqiptarëve në veçanti por edhe Maqedonisë si shtet.
“Është një impakt i jashtëzakonshëm, mos të flasim për lidhjet gjeografike, por përfitimet ekonomike. Ju e dini e kemi sot Kosovën, krahasoje sot edhe para dhjetë viteve, vetëm investimi rruga Ibrahim Rrugova dhe Arbër Xhaferi. Pra modeli i korridorit 8 që është përdorë, ne po mundohemi ta realizojmë edhe në projekte tjera infrastrukturore”, tha Aziri.
Ai tha se kondicioni i buxhetit të Maqedonisë nuk lejon megjithatë të projektohen projekte të tilla çdo vit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume