Arbër Ademi nga Fronti Europian thotë se qytetarët vetë duhet të vendosin se kë do ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ademi tha se janë zhgënjyese deklaratat e fundit të kandidates për presidente të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova për luftën e vitit 2001. Ademi bëri thirrje që të mbështetet Fronti Europian në zgjedhjet parlamentare.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin Frontin Europian si gardiani i vetëm për të mbajtur Maqedoninë në binarët e Perëndimit, duke patur parasysh edhe rezultatet e 24 prillit, mendojmë se o sot o kurrë do të duhet një koncentrim të mbështetjes për Frontin Europian, që do të jetë një digë e fuqishme për të mbrojtur perspektiven europiane. Vota për të tjerët është votë drejtpërdrejtë për VMRO-në”, theksoi Ademi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume