Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur në një incident me të shtëna pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës.

I dyshuari është arrestuar. Incidenti ndodhi në qytetin Handlova.

Tashmë janë publikuar pamjet kur trupat e sigurimit e kapin para duarsh kryeministrin e plagosur duke e futur në veturë për ta nisur me urgjencë në spital.

Nuk dihet sa rëndë mund të jetë plagosur Fico.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume