Zëdhënësi ushtarak i Egjiptit, koloneli Gharib Abdel-Hafez, ka njoftuar se një person është vrarë gjatë disa të shtënave në kufirin midis Egjiptit dhe Gazës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Edhe ushtria izraelite e ka pranuar se ka ndodhur një incident mes të dy shteteve.

Por, deklarata egjiptiane nuk e identifikoi personin e vrarë dhe nuk tregoi nëse ai i përkiste ushtrisë egjiptiane, shkruan CNN.

Në vend të kësaj, ai u përshkrua si ‘personel përgjegjës për sigurinë’.

Bëhet e ditur se ushtria egjiptiane tashmë po kryen një hetim në lidhje me rastin.

Edhe IDF-ja izraelite u deklarua për të shtënat.

‘Po zhvillojmë diskutime me egjiptianët’, tha ushtria e Benjamin Netanyahut në një deklaratë.

Ndryshe, marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Izraelit janë tensionuar pasi trupat izraelite u zhvendosën në një zonë të njohur si Korridori i Filadelfit dhe morën kontrollin e Rafahut.

Korridori i Filadelfit është një brez toke i gjatë 14 kilometra dhe i gjerë 100 metra i cili kalon përgjatë kufirit midis Gazës dhe Egjiptit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com