Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Anakara. Ai është pritur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në Kompleksin Presidencial.
Kjo është hera e dytë që Kurti takohet me presidentin turk, pas takimit të vitit 2023 në Stamboll.
Kreu i Qeverisë kosovare ka udhëtuar të enjten drejt Ankarasë dhe në Turqi do të jetë deri më 3 qershor.
Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”,bëhet e ditur në komunikatën e kryeministrisë.
Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë do të mbledhë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. /Reporteri.net
https://twitter.com/intent/follow?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1796509622305685512%7Ctwgr%5E9ac55a5347892994a4bff5911f8e6e0e6ad73676%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Flajme%2Fkurti-arrin-ne-presidencen-turke-pritet-nga-erdogan%2F&screen_name=trpresidency