Një veturë me targa serbe e cila u dogj mëngjesin e 1 qershorit në veri të Mitrovicës

Këtë të shtune janë djegur dy vetura me targa serbe në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut.

“Sot më datë 01.06.2024 veturën e tipit ‘Skoda Ocativa’, ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C Class, ngjyrë e zezë me targa serbe”.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet ‘zjarrvënie’”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se aktualisht nuk ka persona të dyshuar në lidhje me rastin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com