Koreja e Veriut po dërgon sërish balona që transportojnë mbeturina përtej kufirit jugor shumë të fortifikuar, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut u duk se dërgoi të paktën 200 balona që transportonin mbeturina mbi kufi, si hakmarrje për fletëpalosjet propagandistike të dërguara nga jugu, raporton BBC.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Shin Won-sik e quajti atë “sjellje të paimagjinueshme, të imët dhe të ulët”, ndërsa ushtria shtoi se po ekzaminon përmbajtjen e çantave të balonave.

Ushtria e Koresë së Jugut i kërkoi publikut të shmangë prekjen e balonave dhe t’i raportojë ato tek autoritetet, sipas një deklarate të shtunën e raportuar nga agjencia e lajmeve Yonhap.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com