Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sot në Singapor, ku po merr pjesë në një forum sigurie, tha se është i zhgënjyer që “disa liderë botërorë” nuk u angazhuan për të marrë pjesë në samitin e paqes për Ukrainën në Zvicër.
Presidenti kinez Xi Jinping tha dy ditë më parë se nuk do të marrë pjesë dhe me sa dihet nuk do të marrë pjesë as presidenti amerikan Joe Biden.
“Jemi të zhgënjyer që disa liderë botërorë ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në samitin e paqes”, tha Zelenski, pa përmendur konkretisht Kinën apo Shtetet e Bashkuara.
Më shumë se njëqind vende dhe organizata (106) janë zotuar të marrin pjesë në samitin e qershorit në Zvicër, tha Zelenskiy dhe ftoi vendet nga rajoni Azi-Paqësor të bashkohen.
Kina tha të premten se do të ishte “e vështirë” të merrte pjesë në samit nëse Rusia nuk ftohet.
Ditët e fundit, Zelensky vizitoi disa vende evropiane për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake për ushtrinë ukrainase, e cila po lufton gjithnjë e më shumë për t’i rezistuar sulmeve të vazhdueshme të Rusisë.