Fshati Ingria pranë Torinos është në pritje të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur një qeveri të re, por një situatë e pabesueshme ka ndodhur ku pothuajse dy të tretat e fshatit kanë kandiduar në një farë mënyre.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ingria ka 46 banorë, ndërsa 26 të tjerë do të votojnë nga diaspora. Pritej një fitore e lehtë për kryebashkiakun Igor De Santis, si në katër ciklet e mëparshme zgjedhore, por Renato Poleto ndryshoi gjithçka.

Këshilltari i opozitës në këshillin e këtij fshati vendosi të hyjë në garë për kryetar komune dhe për t’i bërë gjërat më komplekse ka siguruar mbështetjen e nënës së De Santis.

Nëna e Igor De Santis është në listën zgjedhore të Poletës si kandidate për këshillin. Ajo hyri në listën e këshilltarëve të opozitës sepse kandiduan më shumë femra.

De Santis, nëna e tij dhe Poleto janë pjesë e pothuajse dy të tretave të popullsisë së këtij fshati, i cili është në listat zgjedhore, disa për kryetar bashkie, disa për këshilltarë.

Duhet theksuar gjithashtu se gjyshi i De Santis ishte kryetar bashkie për 30 vjet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com