Kongresmeni 34-vjeçar Cristian Nieto u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në një video të postuar në rrjetet sociale, duken fëmijët teksa hyjnë në cirk kur papritur dëgjohen disa të shtëna dhe britma. Nga të shtënat, përveç Nietos, mbeti i vrarë edhe gruaja e tij dhe një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetar.

Pasi u qëllua gazetarja nisi të thërrasë për ndihmë teksa përpiqej të mbrohej: “Kam nevojë për ndihmë, ambulancë, më qëlluan në krah”.

Nieto njihej në Ekuador me pseudonimin Rescate (shpëtimi në spanjisht), sepse u kishte ofruar ndihmë disa njerëzve, shumica prej tyre të varur nga droga.

Pak minuta para se të binte i vdekur, Nieto po u thoshte gazetarëve për ngjarjen se është një sukses i madh. Sipas informacioneve, personat e armatosur kishin hyrë në cirk para se të hapnin zjarr ndaj Nietos.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com