Humbi zgjedhjet në Strimnicë, Bilall Kasami nuk e asfalton rrugën që e prishi para zgjedhjeve (VIDEO)

Kjo është rruga Tetovë – Strimnicë rrugë që i takon komunës së Tetovës. Dy ditë para zgjedhjve parlementare Bilall Kasami në bashkëpunim me Blerim Sejdiun e gëryen asfaltin për të bindur banorët e Strimnicës se do të asfaltohet rruga nëse ata e japin votën.
Do të bëhen 1 muaj që kur është prishur dhe nuk ka asnjë shpresë se kjo rrugë do të asfaltohet, banorët kanë dërguar me qindra ankesa tek redaksia e TS për të publikuar rrugën e shkatërruar dhe premtimin bosh të Bilall Kasamit.
Siç mëson portali TS, Bilall Kasami nuk do ta asfaltojë këtë rrugë, pasi nuk ka hapur as tender e as nuk e ka ndërmend me hap, ai e pirishi vetëm për të mashtruar për zgjedhje.
Strimnica i takon komunës së Zhelinës, por rruga është në teritor të komunës së Tetovës, Për TS, as nga komuna e Zhelinës e as ajo e Tetovës nuk japin deklaratë nëse do të ndërtohet kjo rrugë.
Për më teprë shikoni pamjet e rrugës së shkatërruar.