Spitalet kryesore në Britaninë e Madhe janë vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik, si pasojë e të cilit shërbimet e tyre janë ndërprerë, sipas mediave britanike.

Ndër funksionet që janë prekur janë ato që lidhen me analizat e gjakut dhe transfuzionet.

Spitali i King’s College, Guy’s dhe St Thomas’, përfshirë Spitalin e Fëmijëve Royal Brompton dhe Evelina London, dhe shërbimet e kujdesit parësor janë prekur nga sulmet, sipas BBC.

Disa procedura dhe operacione janë anuluar ose ridrejtuar te ofruesit e tjerë të NHS pasi stafi i spitalit vazhdon të vlerësojë se cilat operacione mund të kryhen në mënyrë të sigurt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume