“Bulevardi Bllagoja Toska” shumë shpejt i kompletuar, Komuna e Tetovës punon intenzivisht për pjesën e mbetur që lidh rrugën Tetovë-Jazhincë (VIDEO)

Bulevardi Bllagoja Toska shumë shpejt i kompletuar, Komuna e Tetovës punon intenzivisht për pjesën e mbetur që lidh rrugën Tetovë-Jazhincë.
Siç shihet në video kjo rrugë do të lehtësojë një pjesë të madhe të komunikacionit dhe do të jetë një arterie e mirë për Tetovën dhe fshatrat e komunës së Tearcës gjegjësisht me Kosovën.
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami është shprehur se nga rrethrrotullimi tek kazerma për të rruga regjionale Tetovë – Jazhincë punohet me hapa të shpejt për të lehtësuar qarkullimin rrugor.
Vlen të thekësohet se ka edhe një rrugë që do të lidhet drejtpërdrejtë me fshatin Xhipiçisht dhe Tetova gati se do të çlirohet nga komunikacioni i ngarkuar nga Stadiumi për në Jazhincë./TS/