Zgjedhjet për Parlamentin Europian u pasuan me dobësimin e euros kundrejt dollarit amerikan. Mëngjesin e së hënës, një euro ishte më pak se 1.08 dollarë, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar ishte afër 1.09 dollarë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Analistët thonë se lëvizjet nuk duken të mëdha, por se pasqyrojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në tregjet ekonomike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në BE treguan rritje të mbështetjes për partitë e krahut të djathtë – gjë që edhe pritej – por elementi surprizë është se [presidenti i Francës, Emmanuel] Macron reagoi duke thirrur zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë e bën tregun më nervoz”, tha për agjencinë Reuters Lee Hardman, analist i monedhës në kompaninë e shërbimeve financiare, MUFG.

Lëvizje të ngjashme u panë edhe në bursa, pasi aksionet e mëdha në të gjitha tregjet kryesore evropiane shënuan rënie.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor. Partitë e ekstremit të djathtë shënuan rritje në disa shtete të Evropës, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme, pasi partia e tij pësoi humbje të madhe kundrejt partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar./REL

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com