Medai Shaholli

Kjo është fotoja e fytyrës së vërtetë e liderëve shqiptarë që tregon lojalitet dhe besnikëri të palëkundur ndaj pushtetit sllavo-maqedon, se nuk do kërkojnë kurrën e kurrës barazi të plotë në preambulën e kushtetutës dhe mosheqje të nofkës së 20% ndaj shqiptarëve!

Dy dekada kanë kaluar që nga nënshkrimi i MO, e cila me miratimin e liderëve tanë sharlatanë sanksionoi në kushtetutë përdhosjen e identitetit gjuhësor të shqiptarëve si gjuhë e shifrave dhe jo me emrin e dinjitetit dhe të krenarisë shqiptare si gjuha më e vjetër në Europë e më gjerë.

Këto janë pasojat e një marrëveshje të pashkruar mes pushtetit sllavo-maqedon dhe liderëve rrufjanë shqiptarë, të cilët kanë hedhur në treg interesin kombëtar për hir të interesave të ngushta klanore, duke e bërë kurban identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe.

Ja pra, këta janë figurat e maskuara të liderëve shqiptarë që janë betuar se nuk do kërkojnë në ndryshimet kushtetuese heqjen e 20% si përdhosje e identitetit gjuhësor, por vetëm futjen e bullgarëve në “thesin e pakicave” që përban preambula e kushtetutës së “drzhavës Severna”!

Sipas logjikës shovene sllave identiteti gjuhësor i sllavishtes së tyre duhet të njihet nga bullgarët si gjuha maqedone, ndërsa kur është fjala për gjuhën shqipe ajo nuk përmendet me emrin e vetë si gjuhe shqipe por si gjuhë e 20%!

Betimi i liderëve tanë sharlatanë dhe lojal ndaj pushtetit vazhdon të qëndrojë i palëkundur dhe stoik…!