Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Siç bëhet e ditur në njoftim, takimi pritet të mbahet nga ora 18:00, njofton Klankosova.tv

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë dhe pritet të diskutohet për zhvillimet aktuale në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivat e integrimit evropian të Kosovës.