Gazetari Arlind Sadiku është përjashtuar nga ndeshjet e Euro2024, pas një vendimi të fundit të marrë nga UEFA. Mësohet se gazetarit nga Kosova i është ndaluar hyrja në konferenca për media dhe nuk mund të raportojë sot ndeshjen Kroaci-Shqipëri dhe as përballje e ekipeve të tjera për Evropianin.

Shkak për këtë vendim të UEFA-s është bërë gjesti i gazetarit i cili në ndeshjen e Serbi-Angli, bëri shqiponjën pasi në kor serbët po bërtisnin “Kosova është Serbi”.

Ky gjest i Sadikut është parë si provokim nga pala serbe dhe kanë kërkuar që të merret masë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume