Nuk ka motiv më të madh për punë kur qëllimi përfundimtar është të bëhet diçka e mirë për interesat e të gjithë qytetarëve, e sidomos kur bëhet fjalë për interesat e të rinjve. Ata ishin pikërisht imperativi im në dy vjet e gjysmë në të cilat kisha mandatin të drejtoja Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Sinqerisht dhe me gjithë energjinë që posedojmë, ekipi im dhe unë u angazhuam për të përmirësuar situatën në departamentin nga i cili varet më së shumti e ardhmja e vendit. U përballëm me shumë sfida, por arritëm edhe rezultate të mëdha. Disa nga ndryshimet pozitive ishin menjëherë të dukshme, ndërsa të tjerat do të arrijnë efektin e pritur në afat të mesëm ose afatgjatë.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time personale për të gjithë Ju, mediat dhe punonjësit e mediave, me të cilët në dy vitet e gjysmë kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe kemi ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij departamenti dhe transparencën në punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Uroj që të jemi të gjithë shëndosh e mirë, të mbetemi të bashkuar dhe pavarësisht pozicionit tonë në shoqëri, të vazhdojmë të punojmë me synimin për t’u bërë nga një vend në zhvillim, një vend i zhvilluar dhe i respektuar në nivel global” thuhet në falemnderimin e ministrit të Arsimit, Jeton Shaqirit.