Filantropi shqiptar Lazim Destani këto ditë po qëndron në Hamburg të Gjermanisë, ku përveçse ka shikuar ndeshjen e Shqipërisë, dje ka takuar edhe deputetin shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa.
Destani gjatë takimit me Musën ka pranuar edhe një mirënjohje që ia kishte dedikuar shkolla e mesme e ndërtimit në Tiranë “Karl Gega” në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, për transportin e donacionit nga Gjermania, pajisje elektronike për shkollën “Karl Gega” të dhuruara nga një shkollë e Hamburgut.
“Krahas momenteve plot emocion e krenari këto ditë kur po i ndjek nga tribuna ndeshjet e skuadrës Kuqezi në Gjermani, dje në Hamburg pata nderin të takohem me deputetin shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa. Me këtë rast pata kënaqësinë të pranoj prej tij Mirënjohjen që më kishte dedikuar shkolla e mesme e ndërtimit në Tiranë, ‘Karl Gega’”.
“U ndjeva i vlerësuar nga drejtuesit e kësaj shkolle për respektin në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, për transportin e donacionit nga Gjermania, pra pajisje elektronike për shkollën ‘Karl Gega’ të dhuruara nga një shkollë e Hamburgut”, shkroi Destani.