Të paktën 86 persona u shtruan në spital për simptoma të E. coli që mendohet se u përhapen nga disa sanduiçe të para-paketuar që përmbanin marule, kanë konfirmuar zyrtarët shëndetësorë .

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se rastet janë ngadalësuar, por janë regjistruar 45 infeksione të tjera, duke e çuar totalin në 256.

Rreth 60 produkte janë tërhequr nga raftet e supermarketeve ditët e fundit si masë paraprake.

Por të gjitha rastet e konfirmuara zhvilluan simptoma para 31 majit.

Që nga e marta, rastet e konfirmuara të E. coli përfshijnë: 168 në Angli, 56 në Skoci, 29 në Uells dhe tre në Irlandën e Veriut, njofton BBC, transmeton Klankosova.tv

E-coli janë një grup i larmishëm bakteresh që normalisht jetojnë në zorrët e njeriut dhe të kafshëve. Simptomat zakonisht zgjasin disa ditë për t’u zhvilluar dhe mund të përfshijnë: diarre që mund të jetë me gjak, ngërçe në stomak, ethe dhe të vjella, transmeton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume