Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë derisa Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes së tij, tha sot ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg dhe bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.
Në Forumin Evropian Wachau në Austri, përpara se t’i jepte çmimin Alois Mock kreut të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, Schallenberg vuri në dukje sfidat me të cilat po përballet bota, por tha se është gjithashtu e nevojshme të përballemi me sfidat e kahershme në Evropë, veçanërisht në rajonin ku “duhet të kalojmë nga biseda në veprim konkret”.
“Natyrisht, e kam fjalën për Ballkanin Perëndimor, i cili për ne është një lagje imediate kulturore, mendore dhe emocionale. Nuk ka dyshim dhe besoj se jemi dakord për këtë, që Ballkani Perëndimor, ky rajon, tashmë është pjesë e familjes evropiane, se i përket kësaj familjeje evropiane”, tha kreu i diplomacisë austriake.