Një burrë ka vdekur në Malishevë, i cili është dërguar në QKMF të vendit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet mbi rastin, përcjell Klankosova.tv.

“Nga QKMF Malishevë është njoftuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume