Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti nga rradhët e VLEN-it Halil Snopçe, në një replikë ndaj Skender Rexhep Zejdit, tha se BDI-ja duhet japi përgjigje për disa çështje, përfshirë moslirimin e të burgosurve politikë dhe ligjin e 20 për qindëshsit.

Ai gjithashtu theksoi se nuk duhet gjykuar e kaluara për veprimet qëdo të realizojë qeveria në të ardhmen. Ai shtosi se Maqedonia e Veriut ka qenë ndër vendet më të korruptuara, dhe me parametrat më të këqija demokratike gjatë qeversijes së BDI-së.

“Po filisni në emër të personit që nuk ka përfaqësim të duhur, apo në emër të personit që kërkoi vetëm me 4 ministri dhe pa kryeparlamentar të futet nëQeveri, apo po flisni në bazë të atij që përkrahi ligjin e Artan Grubit për kazinot.
Partnerët tuaj zoti Rexhepi duhet të japin përgjigje për shumë gjëra, pra BDI-ja duhet të japë përgjigje për shumë pse, pse gjatë periudhëq së qeverisjes 2020-24 nuk liruan asnjë të burgosur politik të vetmin që e liruat qe Nikolla Gruevski, pse e lanë ligjin e 20 për qindëshsit, historinë nuk e gjykojmë për punët që do të bëhen në të ardhmen.
E latë shtetin më të korruptuar në Evropë, dhe shtetin me parametra të demokracisë më keq se në kohën e Gruevskit.
Nëse dikush është duke e fundosur shqoqërinë zoti Rexhepi duhet të drejtohemi ta shpëtojmë shtetin nga fundosja”, tha Snopçe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume