22 persona humbën jetën ndërsa 45 të tjerë u plagosën pasi predhat goditën një hapësirë pranë zyrave të Kryqit të Kuq në Gaza.Tel Avivi thotë se nuk ka asnjë fakt që provon se autor I këtij sulmi janë forcat izraelite.

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror pranë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza.

Zyra ishte e rrethuar nga qindra palestinezë të zhvendosur që jetojnë në tenda.

Dëshmitarët okularë thanë për Associated Press se disa njerëz humbën jetën ndërsa shkuan për të ndihmuar të tjerët që I kapi paniku për shkak të bombardimeve të para.

Kampi I refugjatëve në qytetin palestinez Maëasi ishte caktuar si një “zonë e sigurt” humanitare nga Izraeli dhe mijëra njerëz kishin ikur atje pas sulmeve të Tel Avivit në qytetin jugor të Rafahut.

Per ngjarjen reagoi një zëdhënës ushtarak i izraelit, I cili tha se nuk ka asnjë fakt që provon se autorë të këtyre sulmeve pranë zyrave të Kryqit të Kuq janë forcat izraelite.

Zyra e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza i ka bërë vazhdimisht thirrje Izraelit dhe Hamasit që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojnë civilët që gjenden në mes të luftës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume