KOMITETI EUROPIAN PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

INCIDENTI ME ENERGJINË NË RAJON, “ENTSOE” NIS HETIMET!

Komiteti i Operatorëve Europianë të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike do të kryejë një hetim të detajuar pas incidentit të ndodhur te premte në rrjetin e interkonjeksionit në pjesën juglindore të Europës, ku u perfshi edhe Shqiperia. Ky Komitet shprehet se hetimet do të kryhen nga një grup ekspertësh në përputhje me metodologjinë e shkallës së incidenteve.

Pas incidentit te madh te regjistruar mesditen e se Premtes me nderprerjen e energjise elektrike ne Shqiperi dhe disa vende te Rajonit, ka reaguar edhe Komiteti i Operatorëve Europianë të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike.

Ky Komitet nëpërmjet nje njoftimi zyrtar nenvizon se më 21 qershor një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale, qe rezultoi me ndërprerje në rrjetet elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët.

Komiteti i Operatorëve Europianë të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike aktualisht është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion për incidentin.

Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh.

Pas kesaj ngjarje te pazakonte, në reagimin e saj edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se pavarësisht se i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në nje kohe kur kemi dhe temperatura te larta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume