Arben Taravari nga VLEN nëpërmjet një postimi në Fejsbuk pas zgjedhjes ministër së Shëndetësisë është betuar se do të shërbejë për njerëzit.

“Sapo jam emëruar ministër i Shëndetësisë që për mua është privilegj dhe përgjegjësi.

I uroj punë të mbarë Ekipit Tonë dhe të gjithë Ekipit Qeveritar!

Kur u diplomova mjek, u betova se do të jem në shërbim të njeriut dhe shëndetit të tij pa asnjë dallim dhe me çdo mundësi…sot betohem njësoj si atëherë se do të jem në shërbimin tuaj me të njëjtin përkushtim!”, ka shkruar Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume