Mbrëmjen e djeshme (23 qershor), në grupin A u luajtën ndeshjen e treta të grupit, me Hungarinë që arriti një fitore dramatike përballë Skocisë në minutat e fundit.

Tanimë kombëtarja e drejtuar nga Marco Rossi duhet të presë rezultatet e ndeshjeve të treta, nëse do të arrijë të kualifikohet më tej.

Pas ndeshjen, Rossi tha se ekipi i tij  e meritoi fitoren edhe pse edhe Skocia luftoi.

Më pas ai foli edhe për Barnabas Varga, i cili pësoi një dëmtim të rëndë, por tanimë për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

“Ai dukej se kishte humbur ndjenjat. Ishim të shqetësuar për gjendjen e tij dhe mjekut u vonuan, duke mos e vlerësuar seriozitetin e siutatës. Barnitka thyer mollëzat dhe nëse përparojmë më tej, ai nuk do të jetë më i gatshëm për ne, pasi ka nevojë edhe për operacion”- u shpreh Rossi.

Më pas ai foli edhe për kapitenin e tij, Dominik Szobozlai, cili sipas teknikut italian ende nuk është në 100% dhe ka dhimbje muskujsh duke bërë që herë pas here të marrë trajtime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume