Sonte në mbrëmje luhet ndoshta ndeshja më e rëndësishme në historinë e Kombëtares kuqezi, ajo kundër Spanjës.Të gjithë sytë e futbolldashësve do të jenë në Duseldorf për të ndjekur sfidën nga tribunat ose ekrani.

Teksa na ndajnë më pak se 7 orë nga starti i ndeshjes, kuqezinjtë kanë ndezur atmosferën në një lokal pranë stadiumit.

Në sfond është kënga e njohur e Elita 5-Alkapone dhe të gjithë tifozët shqiptarë e këndojnë njëzëri teksa valvitin flamujt shqiptarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume