Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka pritur në takim kryeministrin e ri, Hristijan Mickoskin dhe ministrat të cilët sot morën funksionet në kuadër të Qeverisë së re.

Në njoftimin e Kabinetit të Siljanovskës, thuhet se presidentja pret që përbërja e re qeveritare ta realizojë në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi programin e punës.

“Presidentja shprehu pritshmëri që përbërja e re qeveritare, ta realizojë me përgjegjësisë dhe me nder programin e punës, në përputhje me interesat nacionale maqedonase dhe interesit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume