STANO “AUTORITETET E KOSOVËS TË DORËZOJNË RAPORT LIDHUR ME HETIMET NË BANJSKË”.

Nesër në Bruksel takohen Kryeministri Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti Serb Aleksandër Vuçiq. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, u bënë tirrje autoriteteve të Kosovës të dorëzojnë rapor lidhur me hetimet në Banjsko.

Të mërkurën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti I Serbisë Aleksandër Vucviq do të ulën për herë të parë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel pas sulmit të Banjskës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në njëkonferencë për media tha se “autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dorëzuar një raport lidhur me hetimet në Banjskë”.

Dek01. Peter Stano- Zëdhënës I BE-së

“Në lidhje me hetimin. Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”

Tha se menjëherë pas sulmit e kanë bërë të qartë se cfarë presin nga të dyja palët.

Dek01. Peter Stano- Zëdhënës I BE-së

Kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova ashtu edhe Serbia kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gj etjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”

Përfaqësuesi i lartë dhe emisari Mirosllav Lajçak, të mërkurën fillimisht do të kenë takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuciq duke nisur nga ora 15:00, për të pasuar me një takim të përbashkët trepalësh.

Takimi I fundit Kurti Vuciq ishte zhvilluar më 14 shtator 2023 por pa ndonjë rezultat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume