Ndonëse u largua nga Bashkimi Demokratik për Integrim e më pas krijoi partinë e tij, Izet Mexhiti pati fjalë të mira për anëtarët e BDI-së, që siç tha, ka njerëz që kanë qenë të përkushtuar me vite dhe shtoi se, e kanë derën hapur në Lëvizjen Demokratike, përcjell TV21.

“Atë që e them publikisht i qëndroj mbas, anëtarësia e shëndosh e BDI-së ka njerëz të mirë aty që janë përkushtuar vite të tëra që ai subjekt të jetë i fuqishëm, shfrytëzoj rastin e kanë derën hapur në Lëvizjen Demokratike sepse e njohim njëri-tjetrin”, tha Mexhiti.