Kryetari i degës së Lëvizjes Besa në komunën e Bogovinës, njëherit drejtor i departamentit juridik në Lëvizjen Besa, Fatmir Sabriu do jetë sekretar shtetërorë në Ministrinë për punë dhe politikë sociale demografi dhe rini mëson jozyrtarisht Top24.
Sabriu, ka qenë kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar komunë, ndërsa deri më tani ka qenë udhëhës i njësisë për resurse njerëzore në komunën e Tetovës.
Sabriu me profesion është magjistër i shkencave juridike dhe njëherit kuadër i dëshmuar.
Ministria politikës sociale demografisë dhe rinisë është një ndër institucionet më të rëndësishme në vend dhe renditet në tre ministritë më të rëndësishme sipas kompetencave , buxhetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.