Aleksandër Vlajiç, është personi i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ai është i dyshuar për spiunazh në dëm të Republikës së Kosovës, dhe një gjë të tillë e ka bërë duke i dërguar informacione BIA-s.

Në gjurmë të tij ka rënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilët pas shumë hetimeve kanë zbuluar se i njëjti kishte krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, dhe të rekrutuarit e tij kanë qenë kryesisht qyetarë serbë, të cilët kanë punuar në orgnaizata ndërkombëtare në Kosovë.

Aleksandar Vlajiç ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shefin e qendrës së BIA-s në Novi Pazar, Ratko Gajtanovic, të cilin e ka informuar në vazhdimësi për zhvillime të sigurisë në veriun e Kosovës.

Pos kësaj, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka zbuluar se Vlajiç ka zbuluar emrin e një zyrtari të AKI-së dhe e ka dërguar te BIA, derisa një gjë të tillë e ka mësuar gjatë takimeve derisa ka qenë zyrtar i Policisë së Kosovës.

Aleksandër Vlajiç ishte përjashtuar nga Polica e Kosovës. Televizioni Dukagjini do të publikojë edhe informacionet të tjera që ndërlidhen me këtë rast.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume