Ministri i Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani sot është takuar me kryeministrin Hristian Mickoski.

Ata janë zotuar se së shpejti do të procedojnë me rritjen e pensioneve.

“PENSIONISTËT NË RRADHË TË PARË, PASON RINIA DHE PUNËTORËT E MIRËFILLTË

DITA 4:
Fjala e dhënë është shenjtëri, detyrim dhe përgjegjësi. Shtetndërtuesit duhet të kujdeset për të moshuarit, të cilët siguruan ditë-dritën tonë.
Kryeministri Kristijan Mickoski në bashkëpunim me Ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, të përkushtuar që të gjejmë një zgjidhje urgjente, e cila do të sjellë pensione më të larta, për mbi 300 mijë pensionistë.

Nesër në seancën e Qeverisë do të diskutohet kjo zgjidhje jashtëzakonisht e rëndësishme që e kemi premtuar në zgjedhje dhe me këtë tregojmë përkushtimin tonë për të dhënë rezultate dhe për të punuar me përkushtim për të gjithë.

Kalojmë në veprim !”, ka shkruar ministri Limani.