Shefi i diplomacisë Timço Mucunski sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler.

“Në takim u konfirmua vendosmëria strategjike e Qeverisë për zbatimin e angazhimeve të reformës, në drejtim të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian, ndërsa theksuam mbështetjen që SHBA jep për avancimin e zhvillimit demokratik dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar ministri Mucunski në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fejsbuk.

Në takim, theksohet, është konfirmuar përkushtimi dhe përpjekja për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në pajtim me Dialogun strategjik me SHBA-në.

“Si partnerë strategjikë dhe aleatë në aleancën e NATO-s dhe në kontekstin aktual gjeopolitik, ne qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave që ndajmë”, thuhet në postimin në FB të Ministrit të Punëve të Jashtme Mucunski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume