Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti njoftoi se kanë filluar me koordinim të rregullt me ministrat e VLEN-it që siç tha, në mënyrë që zotimet programore të përmbushen.

Mexhiti tha se ky koordinimi do të shtrihet edhe tek zëvendësministrat dhe kuadrot e tjerë të zgjedhur e të emëruar nga koalicioni VLEN dhe shtoi se mbeten të përkushtuar në zbatimin e premtimeve parazgjedhore.

“KALOJMË NË VEPRIM!

Në mënyrë që zotimet tona programore të përmbushen, po fillojmë me koordinimin e rregullt me ministrat e VLEN-it, të cilët do të sigurojnë një shkallë të lartë të efikasitetit qeveritar.
Sigurisht, koordinimi do të shtrihet edhe tek zëvendësministrat dhe kuadrot e tjerë të zgjedhur e të emëruar nga koalicioni VLEN.

Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e premtimeve parazgjedhore dhe zbatimin e politikave, përmes të cilave synojmë t’i adresojmë problemet e qytetarëve. Kryefjala e VLEN-it në qeverisje është përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve.

Fokusi ynë kryesor është dinamizimi i perspektivës së anëtarësimit në BE, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe decentralizimin e pushtetit tek komunat, si shërbimi i parë i drejtpërdrejtë për qytetarët.

Ne kemi plan dhe vizion të qartë dhe do të përpiqemi pa ndalur e vazhdimisht për të dhënë rezultate të prekshme brenda afateve të përcaktuar saktësisht.

Së bashku me kryetarin e Kuvendit të RMV-së dhe deputetët e koalicionit qeverisës do të propozojmë dhe miratojmë zgjidhje të duhura ligjore”, ka shrkuar Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume