Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë verë Kosova i pret bashkatdhetarët krahë hapur e me zemrën plot.

Ai ka njoftuar se bashkatdhetarët që vijnë me automjete, nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj.

Postimi i plotë:

“Të dashur bashkatdhetarë,

Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot.

Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Mirë se vini në vendlindje!

Pushime të këndshme”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume