Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut me përpjekjet e bashkërenduara të të gjithë sektorëve të shoqërisë ka pasur një zhvillim të mirë, duke krijuar risi dhe duke arritur suksese në zbatimin e parimit “Një vend, dy sisteme”, tha Lee.
Me rastin e 27 vjetorit të rikthimit në atdhe ,u zhvilluan një seri aktivitetesh .Si pjesë e aktiviteteve të festimit, një seri ekspozitash dhe shfaqjesh që tregojnë kulturën tradicionale kineze dhe zhvillimin inovativ do të mbahen në Parkun “Victoria” nga 29 qershori deri më 2 korrik, me rajonet në nivel province Sichuan, Liaoning, Jiangxi, Shandong, Shaanxi dhe Ningxia që kanë ngritur pavijone për të paraqitur kulturën dhe turizmin e tyre.