Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale ka ngushëlluar familjen Kadare dhe kombin shqiptar, për humbjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Kadarenë kreu i integristëve e ka cilësuar si gjeniun e letrave që sipas Ahmetit i dha botës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare perla të pashoqe.

Shkrimi i plotë:

Lajm i trishtë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë më të madh, Ismail Kadare.

Gjeniu i letrave që i dha botës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare perla të pashoqe, Kadare do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij që prekën zemrat dhe mendjet e miliona njerëzve.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kombit tonë.

Pusho në paqe mjeshtër!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume