Një stuhi e fortë goditi sërish Beogradin herët në mëngjes.

Sipas mediave në gjuhën serbe, kësaj i ka paraprirë grumbullimi i reve të zeza dhe në një moment u errësua si në mes të natës.

Kështu, thuhet se në një kohë të shkurtër ra një sasi e madhe shiu.

Si pasojë, disa pjesë të kryeqytetit të Serbisë u përmbytën.

Në disa pjesë madje disa vendparkingje janë parë tërësisht nën ujë me baltë.

Raportimet nga Beogradi vijnë pasi një situatë pothuajse e ngjashme është raportuar edhe në pjesë të Malit të Zi.

 

View this post on Instagram

A post shared by 192.RS (@192_rs)

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume