Festa e Pavarësisë së ShBA’ve në Prishtinë, Presidentja publikon momentin duke vallëzuar në shi

Në hapësirat e Ambasadës amerikane në Prishtinë, sot po festohet përvjetori i 248-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festa e 4 korrikut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është e pranishme në këtë festë të madhe.

As shiu i mbrëmjes së sotme, nuk e ka ndalur as presidenten Osmani e as ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, që bashkë me shumë të tjerë, përfshirë edhe fëmijë të vallëzojnë.

“Festojmë Pavarësinë e Amerikës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume