Në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë janë gjetur të martën dy mjete i pashpërthyer. Mjetet i ka gjetur një person derisa po punonte në livadh, e sigurimin e vendit e ka bërë njësiti policor.

Njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt.

Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin policor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume