Ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageller tha se, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është në një nivel është tmerrësisht i ulët dhe Këshilli Gjyqësor duhet të ndjekë ligjin dhe t’i rezistojë presioni politik. Rritja e transparencës dhe profesionalizmit të sistemit gjyqësor, duhet të jenë prioritet kryesor i Qeverisë dhe Kuvendit të ri, porositën sot diplomatët perëndimor, gjatë konferencës për përparim gjatë zbatimit të rekomandimeve nga misioni vlerësues i BE-së nga ana e Këshillit Gjyqësor.

“Raporti i misionit vlerësues të BE-së është një udhërrëfyes i vlefshëm për ristrukturimin e Këshillit Gjyqësor dhe rivendosjen e rolit të tij brenda gjyqësorit. Këshilli Gjyqësor është një armë e rëndësishme në arsenalin e armëve që do të nevojitet për transformim të vërtetë të gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut në një institucion që do t’iu shërbejë qytetarëve të saj, që i mbron të pafajshmit dhe i dënon ato të cilët vlerësojnë se janë mbi ligjin” – tha Angela Aggeler, Ambasadorja e ShBA-së në RMV.

Ndërkaq, ambasadori i Holandës në vend, Dirk Jak Kop, tha se qytetarët e vendit presin dhe meritojnë që Qeveria të zbatojë reformat që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe transformimin e gjyqësorit pasi kjo, sipas tij, e sjell vendin në BE. Ai shtoi se, BE dhe Maqedonia e Veriut kanë një marrëveshje me të cilën, Unioni ofron ndihmë teknike dhe financiare ndërsa vendi duhet të zbatojë reformat.

“Shumë nga rekomandimet e ekspertëve përfshijnë ndryshime të legjislacionit, ndërsa tre rekomandime kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk duhet të ndodhë në mënyrë të shpejtë, pa përfshirjen e komunitetit të ekspertëve dhe sektorit civil. Reformat duhet të jenë sistematike, gjithëpërfshirëse dhe inkluzive dhe duhet të kenë për qëllim arritjen e standardeve të BE-së, si dhe të mundësojnë gjyqësor funksional transparent dhe të drejtë” – tha Dirk Jan Kop – ambasadori i Holandës në RMV.

Sipas kryetares së Këshilli Gjyqësor, Vesna Dameva, këshilli veçmë ka filluar procesin reformues të implementimit të rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së. Duke folur për paralajmërimet e qeverisë së re për shpërbërjen e Këshillit dhe reforma në pjesën e zgjedhjes së anëtarëve të tij, Dameva tha se është kundër tezës që të ketë përgjegjësi kolektive, pasi vlerëson se duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe sanksionim.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com