Dy automjete tip Benz janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.

Dy makinat ishin parkuar pranë njëra-tjetrës tek ish-Uzina e Radios dhe Televizorëve.

Raportohet se një nga mjetet është e kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Panorama.al pjesa e përparme e makinave është djegur plotësisht.